Qeveria e re, Mustafa: Përpjekje që të realizohet sot ose nesër në mëngjes
16/12/2019 14:46
Vijojnë negociatat midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për Qeverinë e re në Kosovë.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se do të bëjnë përpjekje që marrëveshjen për koalicion qeverisës me LVV ta arrijn sot në mbrëmje ose nëser në mëngjes.
“Do të bëjmë përpjekje që të kryjet sonte në mbrëmje ose nesër në mengjës” ka thënë Mustafa para takimit me kryerarët e degëve të partisë.
Pikat e diskutimit për këtë takim nuk janë bërë të ditura, por Mustafa do të njoftojë për rrjedhen bisedimeve me LVV.
Ngërçi midis dy partive është krijuar për shkak të postit të Presidentit të Republikës, i cili pretendohet nga LDK, ndërsa LVV kërkon që negociatat të fokusohen vetem te Qeveria.
Top Channel