Projekt-ligjin antishpifje/ Rama: Është konsultuar pikë për pikë me OSBE-në

16/12/2019 15:46

Kryeministri Rama ka reaguar nëpërmjet ‘twitterit’ në lidhje me protestës që pritet të bëhet më datë 18 dhjetor tek parlamenti për mos kalimin e projekt-ligjit anti-shpifje.

Rama shkruan se ky projekt-ligj është konsultuar më parë me OSBE-në.

Kryeministri Rama në Twitter:

Ose s’e kanë lexuar projekt-ligjin ose duan të prekin lirisht dinjitetin e çdokujt nëpër portale e faqe sociale dhe të tallen me të vërtetën e me opinionin publik, duke shkruar çfarë t’u teket, duke shpifur sa e si t’u teket, duke shantazhuar e duke i vënë gjoba kujt t’u teket!

Projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti,nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standarteve të lirisë për t’u shprehur e të së drejtës për t’u informuar pa kufizim,po edhe të mundësisë për t’u mbrojtur nga shpifjet.

Sa për “ERTV” faleminderit për publicitetin dhe mos ma prekni ju lutem fjalën time të drejtëpërdrejtë, për të gjithë ata që hyjnë pa asnjë detyrim në faqen time të fejsbukut, ku po u pëlqeu rrinë po s’u pëlqeu ikin?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA