Paketa anti-shpifje ka shkaktuar debate të forta në Open në Top Channel mes të ftuarve. Debati i parë u zhvillua mes Andi Bushatit dhe Alfred Pezës.
Duhet të ndajmë në këtë debat në qoftë se jemi kundër Edi Ramës, apo kundër paketës- tha Alfred Peza.
E ashpër ishte ndërhyrja e Andi Bushatit ku tha se këtë paketë e ka kundërshtuar Bashkimi Europian.
Ju tha BE-ja tërhiquni, këtu ke deklaratën tha Bushati.
Në dy takimet e bëra me BE-në flitet për disa rregullime- ndërhyri Peza.
Kemi qenë gazetar o Fredi, nuk mund të mbrosh këtë, por fakti që skuqesh ende tregon që s’je pro- vijoi Bushati.
Edhe ty të hollohet zëri, Andi- vazhdoi Peza.
Po të mbrosh këtë, nuk ke shitur vetëm shpirtin por edhe brekët- vijoi Bushati.
Unë e besoj këtë- replikoi Peza.
Besoni një mut- shpërtheu Bushati.
Në qoftë se je pro kësaj më vjen turp që të kam pasur koleg- i tha Bushati, Pezës.
Edhe mua me vjen turp që ju kam pasur koleg- iu kthye Peza.
Top Channel