Murrizi në Top Talk: Opozita parlamentare braktis Komisionin e Reformës zgjedhore. Kusht ndryshimi i sistemit

16/12/2019 18:02

I ftuar në studion e “Top Talk”, nën Kryetari i Parlamentit Myslim Murrizi, foli edhe për komisionin e Reformës Zgjedhore dhe qëndrimin që do të mbajë opozita në këtë drejtim.

Më tej ai shtoi se vendi është kthyer në komunizëm dhe procesi zgjedhor është kthyer në të tillë. Ai i konsideroi deputetët e mazhorancës si deputetë “whatsapp-i”, duke shtuar se ata nuk mund të shprehen sepse kërcënohen me lëvizje në numrin renditës së listës, duke rrezikuar për të mos u bërë deputet.

“Nuk është vendosur dora në plan, nuk po merren me thelbin që kjo reformë ka. Këtu në tre palë zgjedhjesh cënohet privatësia. Përveç Bashës dhe Ramës sot nuk ka shqiptarë që nuk e kupton që janë përjashtuar nga e drejta e zgjedhjes, vetëm thjeshtë votojnë si në komunizëm. E gjithë kjo arrogancë shkarkimi i Malajt, sjellja e ligjeve sepse nuk ke deputet që të kenë integritet që të kundërshtojnë edhe brenda mazhorancës. Edhe pse në shpirt nuk janë dakord por janë deputet “whatsappi ju shkon mesazhi dhe kërcënohen me listën”, tha Murrizi.
Më tej ai shtoi:

“Po ti shikoje sot ndiheshin në faj përballë Arben Malajt. Po të jenë votuar nga vota e qytetarëve të jesh i bindur që do të kenë më shumë kurajë, sepse në fund të fundit do të flasin në emër të atyre që e kanë votuar. Këta nuk flasin janë deputet “whatsapi”, ai i thotë (i referohet Kryeministrit Edi Rama), që ke qenë i 13-ti në Tiranë të çoj të 23-tin, dhe nuk hynë deputet më. Ndaj kjo reformë nëse merret me rekomandimet që nuk kanë asnjë peshë në sistem, dhe demokracinë e sovranit në votë nuk besoj që zgjidh gjë dhe nuk do të eci”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA