Policia e Berlinit është vendosur në lëvizje për të zbuluar se kush hapi varrin e Reinhard Heydrich, i cili ka qenë një oficer i lartë nazist. Një punonjës i varrezës, tha se varrin e oficerit e kishte gjendur të hapur të enjten që lamë pas.
Në një deklaratë zyrtare policia tha se asnjë kockë nuk është nxjerrë nga varri, por shtoi që personi që e hapi varrin ka patur dijeni për personin që ndodhej nën të, pasi varret janë pa emra.
Heydrich ishte një nga organizatorët kryesorë të vrasjeve masive ndaj hebrenjve dhe shumë evropianëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Oficeri është konsideruar nga Adolf Hitler si “njeriu me zemër të hekurt”. Heydirnch sundoi në Bohemi dhe në Moravi (qytete çeke), deri në maj të 1942, muaj ku agjentët çeko-sllovakë, të trajnuar nga britanikët sulmuan limuzinën e tij dhe ai vdiq pak kohë më pas, pasi nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra.
Në shenjë hakmarrjeje, nazistët shkatërruan fshatin Lidice, duke vrarë të gjithë burrat dhe djem të rinj, por nuk u ndalën me kaq, ata gjithashtu internuan qindra gra dhe fëmijë në kampe përqendrimi.
Top Channel