Qyteti japonez Hiroshima planifikon të shkatërrojë dy ndërtesa që i mbijetuan sulmit me bomba atomike të vitit 1945, por disa vendas dëshirojnë t’i ruajnë ato si një pikë referimi.
Të dy ndërtesat, të ndërtuara në vitin 1913, fillimisht u përdorën si një fabrikë për veshje ushtarake dhe më vonë për akomodimin e studentëve, raporton BBC.
Ato u përdorën gjithashtu si një spital i improvizuar pasi shpërtheu bomba.
“Ato mund të përdoren si lehtësira për të promovuar idenë e heqjes së armëve bërthamore,” tha një prej të mbijetuarve.
Rreth 80,000 njerëz u vranë si rezultat i shpërthimit të bombës, dhe 35,000 të tjerë u plagosën, transmeton KosovaPress.
Shumica e qytetit ishte shkatërruar në tokë në sulm dhe deri vitin e kaluar, brenda rrethit pesë kilometra rreth pikës së shpërthimit, vetëm 85 ndërtesa u ndërtuan para shpërthimit.
Ndërtesat mbijetuan pjesërisht pasi ato ishin të ndërtuara nga betoni i përforcuar.
Dëmtimi i dritareve dhe dyerve metalike është akoma i dukshëm edhe sot.
Autoritetet zbuluan në vitin 2017 se ekziston një gjasë e fortë që ndërtesat, të cilat tani janë në pronësi publike, do të shemben në rast të një tërmeti të rëndë.
Meqenëse ndërtesat nuk janë duke u përdorur, pushteti vendor ka vendosur shkatërrimin e tyre deri në vitin 2022.
Ndërtesa e tretë në lokacion do të ruhet dhe muret dhe çatia e saj do të riparohen dhe përforcohen për t’i bërë ballë tërmetit.
Top Channel