Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në mbledhjen e tij të datës 11.12.2019, ka vendosur fillimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe po në të njëjtën ditë ka realizuar edhe intervistat me kandidatët e lejuar për këtë vend vakant.
Ditën e sotme, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi realizoi diskutimin mbi vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve të lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.
Rezultati paraprak i pikëzimit për secilin kandidat të vlerësuar është si më poshtë:
1. Artur Metani 89.6 Pikë
2. Eris Hysi 78.3 Pikë
3. Joana Asimi Sorraj 82.5 Pikë
4. Lindita Troja 63.4 Pikë
5. Sokol Stojani 89 Pikë
Renditja e publikuar është renditje alfabetike, sipas radhës që u përdor për intervistimin e kandidatëve.
Këto ditë KED do të beje mbledhjen e radhës, ku do te shpallet renditja përfundimtare, zyrtare si dhe vendimet e arsyetuara për çdo kandidat.
Top Channel