Nëse ka nga ata persona që vendosin një bredh në shtëpinë e tyre për fundvit ose disa të tjerë i mbushin muret e jashtme të shtëpisë me drita vezulluese, një grua nga Irlanda ka zgjedhur një mënyrë tepër të veçantë për të festuar.
Jenny Wilson, e cila është një dizajnere shumë e njohur në vendin e saj ka vendosur që të vishet e tëra si një bredh në vigjilje të festave.
“Pse të vendosim dekorime, kur ne vetë mund të kthehemi në një dekor”, ka thënë Jenny për mediat.
E njohur ndryshe dhe si Jen Nollaing (që në gjuhën irlandeze do të thotë Krishtlindje), AJO ka fituar një popullaritet të madh në rrjetet sociale për mënyrën krejt origjinale dhe unike që ka vendosur të festojë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Veshjet e saj janë të pajisura me xixa, shirita shumëngjyrëshe si edhe stoli të marra nga bredhi.
Syzet gjigante i janë bërë Jenny-t si shenjë identifikuese, të cilat i dekoron me stoli të rralla që i gjen nëpër lokale të ndryshme, apo i porosit nëpërmjet internetit. Deri në finalizimin e plotë të veshjes Wilison-it i nevojitet shumë kohë dhe përkushtim, për këtë arsye ajo i blenë dekorimet gjatë të gjithë vitit në mënyrë që t’i ketë gati për në muajin dhjetor.
Top Channel