Deputetet turke kanë kënduar një këndë kiliane në mes të parlamentit turk, duke ekspozuar edhe fotografitë e femrave të vrara, në shenjë përkrahje në luftën kundër dhunës ndaj femrave, shkruan Reuters.
Tetë deputete të partisë opozitave turke CHP kanë kënduar dhe përplasur duart nëpër tavolinat e parlamentit, derisa mbanin edhe 20 fotografi të femrave që ishin viktima të dhunës në familje.
Deputetja Sera Kadigil nga CHP, ka deklaruar se qëllimi i tyre është të mbrojnë gratë e ekspozuara nga dhuna dhe vrasja. Deputeteve i janë bashkuar edhe disa meshkuj (deputetë) që nuk kënduan por mbajtën në duart fotografitë e grave të vrara.
Në anën tjetër ministri turk i Punëve të Brendshme, Suleyman Sojluu, që gjithashtu ishte në parlament, ka thënë se Turqia ndanë dhimbjen me gratë e vrara në Turqi.
Sipas të dhënave jozyrtare të një organizate joqeveritare në Turqi, vetëm gjatë vitit të kaluar në Turqi janë mbytur 440 gra, që i bie dyfishi krahasuar me vitin 2012 kur edhe ishte miratuar ligji që mbron gratë.
Top Channel