Debate të forta kishte në pjesën e parë në Open në Top Channel. Alfred Peza tha se paketa-antishpifje nuk ka ndërhyrje në përmbajtje.
Ndërhyri Koloreto Cukali tha se kjo paketë i jep të drejtë AMA-s që në bazë t përmbajtjes të vendosë gjobat, ose ta mbyllë.
Ndoshta zoti Peza nuk e ka lexuar projekt-ligjin, sepse në kjo paketë i jep AMA-s që në bazë të përmbajtjes të mbyllë dhe gjobisë portalet.
Ankohet një qytetar, që mund të jetë kryeministri vetë apo dhe 200 anëtarë të Freshit dhe AMA nis procedurën e shikimit të atij lajmi- tha Cukali.
Ndërhyri Bolino duke thënë se edhe në Itali ka një rregullator siç është AMA në Shqipëri.
Po, AMA ka të drejtë për të rregulluar televizionet sepse janë prona shtetërore, por AMA ska drejtë të kontrollojë portalet sepse s’janë pronë shtetërore.
Top Channel