Real Madridi shmang në frymën e fundit humbjen ndaj Valencias në “Mestalla” falë Karim Benzemas, i cili shtyu topin drejt rrjetës pas një rrëmuje në zone në zhvillimet e një këndoreje. Një gol me peshë ky i sulmuesit francez vetëm tri ditë para El Clasicos së parë të sezonit, që do të zhvillohet në “Cam Nou”.
Sigurisht që më shumë se për renditjen (Reali klasifikohet i dyti, me pikë të barabarta me Barcelonën kryesuese), kjo pikë e fituar me shumë mund e ndoshta edhe me fat, vlen për moralin e “Los Blancos” para supersfidës me “blaugranat”.
Sikurse pritej, Valencia i hapi shumë punë Realit, derisa në minutën e 78 gjeti golin me Soler, pas një kundërsulmi të shpejtë.
Reali nuk pati shumë kohë në dispozicion të reagonte, gjithsesi ia doli pak sekonda pasi Luka Jovic iu anulua një gol për pozicion jashtë loje në minutën e katërt shtesë.
Goli i Benzema në fund, u festua sikur t’i kishte dhënë fitoren Realit, por realisht para sfidës me Barcelonës, e merr një vlerë të tillë.
Top Channel