Bashkia e Tiranës miraton 300 dëmshpërblime të tjera për tërmetin e 21 shtatorit. Ja lista e plotë!

16/12/2019 22:42

Bashkia e Tiranës ka miratuar sot listën tjetër të familjeve që do dëmshpërblehen për të riparuar dëmtimet që kanë pësuar shtëpitë e tyre nga tyërmeti i 21 shtatori.

Këshilli Bashkiak i Tiranës gjatë mbledhjes së sotme miratoi listën e tretë të dëmshpërblimeve me 300 familjet e reja të cilave u është dëmtuar pjesërisht banesa nga tërmeti i 21 shtatorit. Kreu i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se pas verifikimit të dosjeve, Drejtoria e Emergjencave Civile i ka përcjellë për vlerësim në Këshillin e Qarkut Tiranë , 300 dosje të reja për dëshpërimin e familjeve që janë prekur nga tërmeti i datës 21 shtatorit 2019.

“Sot kemi listën e fundit që na ka ardhur nga miku ynë Aldrini. Në kohë rekord ka procesuar 300 dëmshpërblimet e fundit, pra kaluam njëherë 500, njëherë 507, ndaj kalojmë 1307 dëmshpërblime të tërmetit të parë. Përveç dëmshpërblimeve keni parë me kryeministrin kemi hapur edhe disa nga shtëpitë e reja që u adoptuan pas atij tërmeti, ndaj teksa marrim pak frymë nga emergjenca e këtij tërmeti, likuidojmë edhe gjithë dëmet e tërmetit të parë”, u shpreh Veliaj.

300 familje- lista 16 dhjetor 2019

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA