Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Berat, në vendin e quajtur “Kombinat”, ku ka mbetur e plagosur rëndë një këmbësore.

Mësohet se shtetasi F.H, 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar 55-vjeçaren Sanie Muça, e cila është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, në gjendje të pastabilizuar për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Burime spitalore bëjnë me dije se 55-vjeçarja Sanie Muça është në gjendje kritike për jetën.

Teksa e plagosura po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të mëtejshëm, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA