Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mëngjesin e sotëm Lushnjën, ku viktim ka mbetur Enver Boriçi 42 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kadri Qystri në Lushnjë. Enver Boriçi ish anëtar i bandës së Lushnjës ka qenë duke pirë kafe në lokalin e tij në prani të personave të tjerë ku në këtë moment dyshohet se një person i maskuar ka hyrë dhe ka qëlluar në drejtim të 42 vjeçarit.

Enver Borici është vëllai i Arben Boriçit u cili vuan dënimin për jetë në burgun e Peqinit si pjesëtar i bandës së Lushnjës.

Historia e bandës së Lushnjes

Pikënisje e përplasjeve të përgjakshme mes bandave në Lushnje, ishte vrasja e Ramadan Shkurtit, vëllai i Alfred Shkurtit (Aldo Bares), deri atëherë efektiv i Forcave RENEA. Pas vrasjes së vëllait të tij, Bare, me qëllim hakmarrjen ndaj shtetasit Artur Daja, shokëve, miqve dhe të afërmve të tij, krijoi të ashtuquajturën “Bandë e Lushnjes”.

Fillimisht në këtë grup u mblodhën Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben Borici, Enver Boriçi, Enver Dondollaku, shokë, miq dhe të afërm të pandehurit Aldo Bare e vëllait të tij Ramadan Shkurtit, të vrarë tashmë. Aldo Bare hakmerret ndaj Artur Dajës, të cilin pasi e ekzekuton i pret kokën dhe e shkelmon atë rrugëve të qytetit të Lushnjes.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA