Të rinjtë e Peshëngritjes shqiptare shkëlqyen në Evropianin e zhvilluar në Izrael gjatë kësaj jave.

Të rinjtë e Peshëngritjes shqiptare shkëlqyen në Evropianin e zhvilluar në Izrael gjatë kësaj jave. Franko Ferra që garoi në kategorinë U15 dhe Kleopatra Saliaj në kategorinë Youth u kthyen në në Shqipëri pasi arritën të fitonin medalje për të treguar se tashmë peshëngritja shqiptare i ka pasuesit e denjë të Qerimjat,Caljas apo Godellit.

Franko Ferra garoi në peshën deri në 89 kg në Kategorinë U15 duke fituar 3 medalje të bronzta. në shkëputje Ferra e mbylli garimin me 124 kg, në shtytje me 150 kg, ndërsa në dy garësh regjistroi peshën 274 kg.

Ndërsa për femra, Kleopatra Saliaj u shpall nënkampione e Evropës në dy garësh në peshën deri në 64 kg në kategorinë Youth. Peshëngritësja nga Fieri mori medalje të argjendtë në shkëputje me 85 kg, ndërkohë që në shkëputje u shpall kampione e Evropës me 109 kg për ta çuar dy garëshin në 194 kg duke u renditur në vendin e dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA