Shoqata e Arbitrave ka shprehur sot shqetësimin dhe indinjatën e thellë lidhur me dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Sokol Bebja, gjatë ndeshjes Shkumbini-Dinamo në Peqin.
Shoqata e konsideron të turpshme dhe të papranueshme hyrjen e agresorëve në fushën e blertë ku duhet të luhet vetëm futboll dhe dhunimin e paprecedentë të një arbitri. Shoqata shpreh indinjatën e thellë për këtë ngjarje të rëndë e të dënueshme me ligj. Gjithashtu, Shoqata e Arbitrave kërkon nga policia e shtetit arrestimin urgjent të dhunuesve dhe nxjerrjen para gjykatës si dhe marrjen e masave për garantimin e punës dhe sigurisë së arbitrave.
Shoqata e Arbitrave thotë se solidarizohet me arbitrin Sokol Bebja dhe i uron shërim të shpejtë.
Video/ Dhunohet barbarisht arbitri në Peqin
Dhuna në Peqin, reagon FSHF: Të arrestohet urgjentisht agresori i arbitrit
Top Channel