Bayerni i Mynihut ‘luan tenis’ me Werder Bremenin në sfidën e radhës në Bundesligën gjermane. Në Allianz Arena, kampionët e Gjermanisë e shkatërruan Werderin me rezultatin 6-1.

Skuadra mike e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme teksa mori avantazhin me një supergol të Milot Rashicës. Por Bayerni nuk vonoi të ndryshojë rrjedhën e lojës dhe të bjerë si një ortek mbi Werderin duke shënuar plot 6 herë.

Njeriu i sfidës për bavarezët u bë Phillipe Coutinho që shënoi 3 gola, 1 në pjesën e parë dhe 2 në të dytën, ndërkohë që gjetën rrugën e rrjetës edhe Robert Lewandowski 2 herë dhe Thomas Muller për të fiksuar shifrat në 6-1.

Me goleadë fitoi edhe Borussia Dortmund në fushën e Mainzit me rezultatin 4-0.

  Milot Rashica shënon super-gol ndaj Bayernit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA