Është zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë seanca gjyqësore për komunikimin e masës së arrestit për Edlira Shehun.

Shehu, ish sekretare gjyqësore pranë gjykatës administrative Vlorë u arrestua më datë 12 dhjetor këtë javë pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur ajo ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Seanca gjyqësore ka nisur rreth ore 9 të mëngjesit dhe ka zgjatur për 40 minuta.

Për Edlira Shehun nga gjykata e shkallës se parë është lënë në fuqi masa e Arrest me Burg.

Ajo akuzohet për shpërdorim detyre dhe Zhdukje ose humbje të fashikullës.

  Vlorë/ Ndryshonte vendimet e gjykatës sipas interesit vetjak, policia kap ish-sekretaren (emri)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA