Më të votuarit nga baza e PD, mblidhen në takim për tre orë. Të pranishëm edhe Salianji dhe Alimehmeti Pak metër larg katedrales së Shën Shtjefnit, jeton një nga piktoret me të shquar të Shkodrës ndër vite.
Për të gjetur shtëpinë e tij,është e lehte pasi kjo murale e Zojës së Shkodrës, na tregon se këtu banon Pjerin Sheldija, i njohur si Mikelanxheloja i Shkodrës.
Pjerini, të mirëpret menjëherë në shtëpinë e tij, e cila është kthyer në një galeri arti, pasi në çdo dhomë, ka vetëm piktura. Punimi me i veçantë për 82 vjeçarin mbetet “Zoja e Këshillit të Mirë” por e veshur me kostumin kombëtar.
Gjatë gjithë jetës punimet vetëm i ka dhuruar dhe ka punuar falas ndërsa karrierën e tij e ndan në dy pjese historike.
Ai është edhe autori I mbi 200 afreskëve në mbi 35 kisha në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe në Angli.
3 nga pikturat e tij, ndodhen sot në Vatikan dhe për kontributin e dhenë, Papa Benedikti i 16 e ka nderuar Sheldinë, me “ Distinktivin e Kryqit të Shenjtë për Kishën dhe për Papën”.
Top Channel