Mesazhet prekëse, miqtë nuk e pranojnë vetëhelmimin e çiftit në Librazhd: E pabesueshme, dikush ka ndërhyrë
14/12/2019 17:29
Vetëhelmimi i Rezarta Xibrakës dhe Olsian Hajdarit nuk po pranohet nga miqtë e tyre. Çifti që kishte vetëm një javë i martuar u gjetën dje të helmuar, me vajzën 19 vjeçare që ka ndërruar jetë dhe djalin që ndodhet ende në gjendje të rëndë për jetën.
Deri më tani është konfirmuar se çifti është helmuar me fotoksinë, por autoritetet nuk kanë zbardhur ende se cila ka qenë arsyeja që i ka çuar të rinjtë në këtë veprim, ose nëse helmi është vendosur nga një person të tretë.
Versionin e dytë duket se e besojnë edhe shumë prej miqve të çiftit, të cilët kanë shkruar në rrjetet sociale se u duket e pabesueshme që të rinjtë të jenë vetëhelmuar.
Top Channel