Kukësi e shfrytëzoi në maksimum humbjen e Partizanit në derbin me Tiranën dhe merr kryesimin në renditjen e Kategorisë Superiore në përfundim të javës së 15.

Në ‘Elbasan Arena’ skuadra verilindore mposhti pastër Teutën me rezultatin 4-0 duke shkuar në kuotën e 27 pikëve, 2 më shumë se Partizani e Laçi. Shkurtaj, Abazaj dhe Ethemi ishin ata që i dhanë 3 pikët Kukësit. Shkurtaj shënoi 2 golat e parë me 11 metërsh, ndërkohë që Abazaj çoi shifrat në 3-0. Në çastet e fundit, Et’hemi me një tjetër penallti vulosi rezultatin 4-0 për Kukësin, ndërkohë që Teuta e mbylli sfidën me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Hoxhës.

Vllaznia mori 3 pikë të arta në Korçë pasi mposhti Skënderbeun 1-0 duke e lënë skuadrën e ilir Dajës në vendin e tetë. Heroi për shkodranët në këtë ndeshje u bë Shtubina, që shënoi një gol spektakolar me roveshatë  në pjesën e dytë të sfidës duke i dhënë kështu këtë fitore të çmuar Vllaznisë që e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Ualusimbi.

Bylisi nuk arriti dot të fitojë ndaj Flamurtarit edhe pse ishte shumë pranë marrjes së 3 pikëve. Në Vlorë, sfida e ballshiotëve me kuqezinjtë përfundoi me barazimin 2-2. Ishte Flamurtari ai që kaloi në avantazh me golin e Xhevahir Sukaj, por Bylisi përmbysi gjithçka me Guindo që shënoi 2 gola nga 1 në çdo pjesë për t’i dhënë skuadrës së tij kryesimin në 2-1. Në minutat e fundit, Flamurtari barazoi shifrat në 2-2 me Nebihun.

Laçi beri detyrën në ndeshjen me Luftëtarin. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu dominoi ndaj gjirokastritëve duke fituar me rezultatin e pastër 4-0. Xhixha në minutën e 16 hapi serinë e golave për Laçin, gol që u shoqërua nga ai i Nvabuezes, ndërkohë që në pjesën e dytë, Teko me 2 gola fiksoi  rezultatin në 4-0 duke bërë që Laçi të shkojë në kuotën e 25 pikëve duke barazuar Partizanin.

Të gjitha ndeshjet e Superiores u transmetuan në platformën Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA