Milan transferoi në merkaton e verës, Ante Rebic nga Frankfurti.
Futbollisti mendohej se do të ishte një goditje e rëndësishme, por në bazë të paraqitjeve të tij nuk rezultoi ashtu.
Ish-lojtari i Fankurtit erdhi në Milano me formulën e huazimit për dy vite, mirëpo duket se muaji janar do të mund të jetë vendimatar, pasi që Rebic mund të rikthehet sërish në Gjermani.
Rebic ka zhvilluar gjithsej vetëm 7 paraqitje me klubin e Milanit, dhe kjo nuk i pëlqen fare lojtarit i cili është duke menduar rikthimin tek skuadra e Frankfurtit.
Në mediat italiane raportohet se menaxheri i lojtarit ka nisur kontaktet me drejtuesit e klubit gjerman, i cili po ashtu është i interesuar për rikthimin e kroatit në Gjermani./KosovaPress/
Top Channel