Një puntatë “Kuq e Zi” në “Shiko kush Luan” na ka argëtuar pa masë këtë të shtunë mbrëma por edhe personazhet e ftuar kanë transmetuar energji duke u shprehur mbi çështje si asnjëherë më parë. Besa Kokëdhima ishte një prej tyre.

Posaçërisht për të, stafi i “Shiko kush Luan” kishin krijuar sfidën “Ëngjëll apo djall”, ku Besa s’mund t’i ‘shpëtonte’ një pyetjeje rreth babait të saj.

Këngëtares iu kërkua t’i bënte publikisht një kritikë babait të saj, Koço Kokëdhimës dhe Besa nuk ngurroi me përgjigjen: “Duhet t’i shprehi gjërat më thjeshtë që ta kuptojnë të gjithë” – përfundoi ajo.

Kujtojmë se Besa nuk lë rast pa mbështur babain e saj në çdo rast ndaj dhe përgjigja nuk ishte e lehtë për tu dhënë edhe pse në “Shiko kush Luan” personazhet ndihen shumë komodë me çfarë rrëfejnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA