Në Universitetin e Mjekësisë nuk do të zhvillohet mësim përgjatë muajit dhjetor. Vendimi është marrë nga Rektorati i Universiteti, për shkak të dëmtimeve që ka pësuar godina nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Studentët do të mund të rikthehen në auditore më 6 janar të 2020-ës.

Edhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës, mësimi do të nisë po në 6 janar.

Sa i përket fakulteteve të tjera të këtij universiteti, mësimi do të nisë të hënën e 16 dhjetorit.

Ndërkohë, në Universitetin e Tiranës mësimi ka nisur më 10 dhjetor, si dhe po diskutohet për oret e pazhvilluara të mësimit se kur do të zëvendësohen.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA