Vizitën e radhës të famijarët e prekur nga tërmeti, kryeministri Rama e ka bërë në Kamëz, tek ëngjëlli 7 vjeçar, siç e quan ai, Aurel Lala, që fluturoi nga kati i tretë për t’i thënë jo vdekjes, ditën e tragjedisë, ku ai humbi motrën e tij.
Por kjo vizitë nuk mund të kalonte pa suprizën e radhës, që kryeministri i bën Aurelit, pikërisht posterin e Ronaldos, duke ia vendosur pranë krevatit.
Në videon e postuar, Edi Rama i thotë djalit të vogël se tashmë idhullit të tij, Kristiano Ronaldon e ka shumë afër, ndërsa edhe kur të mësojë, mund ta ketë portretin e futbollistit të njohur afër.
“Aureli u bë i famshëm prej Ronaldos. Tani Aureli do mësojë, do studiojë, do të ketë sukses që të bëhet i famshëm nga vetja e vet. Këtë kemi objektiv apo jo. Edhe të mësosh. Ditën e parë të shkollës do të çoj unë në shkollë. Do çohemi herët, do pimë një kafe dhe në 8 fiks të jemi te shkolla, pa vonesë”- tha kryeministri Rama.
Kryeministri Rama, vizitën te miku i tij më i vogël, Aureli, e ka shoqëruar edhe me postim në rrjetin social teksa shkruan: ‘Në shtëpinë e ëngjëllit i cili fluturoi nga kati i tretë për t’i thënë JO vdekjes e që sot pas ëndrrës së realizuar për të takuar Ronaldon, vazhdon jetën plot me ëndrra e dëshira të cilat një kampion i këtij niveli do i arrijë patjetër’.
Top Channel