Kryeministri Edi Rama dhe imami Elvis Naçi ka qenë sot në Thumanë për të parë nga afër punën që po bëhet për përgatitjen dhe ngritjen e ndërtesave të reja. Në Thumanë po vijon puna për ndërtimin e banesave të qytetarëve që mbetën në ‘qiell të hapur’ pas tërmetit të 26 nëntorit.

7 milionë euro thotë imami Naçi se janë mbledhur nga donacionet dhe paratë do të shkojnë për njerëzit në nevojë. Nëse ka më shumë nevojë se 7 milionë euro, ai i kërkon kryeministrit që pjesa tjetër të mbulohet nga buxheti i shtetit.

Gjatë ecjes në zonë, Rama nuk ka kursyer as ironitë dhe fyerjet ndaj gazetarëve dhe analistëve, kur i krahasoi me një qen.

Pjesë nga dialogu

Rama: Ne do bëjmë modelet e shtëpive t’i përshtaten traditës.

Rama banorit: Mos e ke prish vete shpinë? Kemi kete tokën e shtetit. Do ti bëjmë shtëpitë si qytezë. Me këto ndërtime që kemi bërë për një fshat na duhet më shumë tel sec i duhet gjermanisë.

Brenda pranverës së ardhshme këtu do shihni shtëpitë. Do bëjmë shkollën, qendrën shëndetësore dhe infrastrukturën, rrugën dhe sheshin.

Banor: Nuk është faji jot.

Rama: Flm që ma the se mendova se ishte faji im.

Rama: Do bëjmë Qendrën Shendetësore të rëe dhe shkollën. Do ta bëjmë më mirë seç ishte, por pak durim.

Elvis Naci: Asnjë lek nuk do iki kot, por tek ai që ka nevojë.

Rama: Do bëni pak durim. Mos e diskuto.

Elvis Naci-Ramës: Janë mbledhur 7 milionë euro do shkojnë për ata që kanë nevojë. Po pati nevojë do vijë nga buxheti.

Rama: Pa vu data, në mars – prill do jetë bërë gjëja. Ku je më qeni, ja analisti, ku je mo shpirt, po përgatitet për debatin e mbrëmjes. Nëse janë çatitë e vjetra duhen bërë të reja. Atë objektin atje ta ruajmë.

Elvis Naçi: Do ishte ideale nëse mbarojnë në dhjetor.

Rama: Ka fillu goditja e vareve nga brenda. Në zyrën që do hapet këtu  të ketë njerëz të bashkisë të kontrollojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA