Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Europës/ Çfarë duhet të dini para hyrjes në fuqi të sistemit të ri më 10 prill Mbetjet urbane të bashkisë Patos depozitohen shumë larg vendit të caktuar për këtë qëllim.
Në gropën e hapur në fshatin Zharrës, është grumbulluar një sasi mbetjesh urbane disa herë më e madhe se kapaciteti i saj. Gjendja është përkeqësuar gjatë 3 muajve të fundit, pasi plehrat janë afruar shumë pranë fshatit.
Këtu hidhen plehra të të gjitha llojeve, mbetje organike madje edhe kafshë të ngordhura. Banorët thonë se plehrat e njësive të tjera administrative të bashkisë Patos nuk duhet të grumbullohen në Zharrës, pasi i mjafton ndotja sistematike që shkaktohet nga mbetjet hidrokarbure.
Kjo fushë plehrash ndodhet më pak se 1 km larg fshatit Zharrës. Sipas banorëve, në qoftëse hedhja e plehrave vazhdon me këto ritme, në më pak se 3 muaj plehrat do të mbërrijne në fshat.
Top Channel