E gjithë ngjarja ka ndodhur në Shkodër, rreth viteve gjashtëdhjetë. 3 vëllezer nga një familje intelektuale planifikojnë arratisjen nga Shqipëria komuniste për të kaluar me pas në Mal të Zi, por plani i tyre dështon pasi tradhëtohen nga miku me i besuar i tyre.
Drama “3 vetë në një varke, pa llogaritë Nik Prel Mujen” solli për të pranishmit në teatrin “Migjeni” një histori të vertetë tradhtie, persekutimi dhe torturash.
Pika kulminante e historisë është rikthimi i demokracisë në Shqipëri, ku 3 vellezërit tashmë në moshë të thyer, mësojnë se Nik Prel Muja, komunisti që i tradhtoi dhe i torturoi në burg është emëruar avokat mbrojtës i ish të persekutuarve.
Personazhet fillimisht i kemi të rinj në moshë dhe më pas i kemi pleq. Ironia e kësaj vendosje në dy kohë, qëndron te fakti që edhe pse janë pleq ata sërish duan të ikin.
Klodian Zhivani
Top Channel