Fshati Xhyrë i Librazhdit është tronditur nga një ngjarje e rëndë.
Një çifti i sapomartuar (saktësisht, dyshja e kurorëzoi dashurinë të dielën e javës që lamë pas) është helmuar, nga ku nusja ka ndërruar jetë e ndërsa bashkëshorti ndodhet në reanimacionin e Elbasanit.
Bëhet fjalë për 19-vjeçaren Rezarta Agron Hajdari dhe 27-vjeçarin Olsi Dilaver Hajdari. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se janë vetëhelmuar.
Librazhd/ Informacion paraprak
Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel