Librazhd/ Çifti vetëhelmohet pas dasmës. 19 vjeçarja humb jetën, bashkëshorti në gjendje të rëndë

13/12/2019 15:06

Kjo është dhoma ku çifti i ri Olsi dhe Rezarta Hajdari nga fshati Xhyrë i Librazhdit do të qëndronin të martuar vetëm për 5 ditë.

Ata janë gjetur mëngjesin e sotëm, 19 vjeçarja e pajetë, ndërsa 27 vjeçari Olsi Hajdari ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e spitalit të Elbasanit.

Dyshohet se çifti i ri është vetëhelmuar, por ndërkohë vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Siç shihni shtëpia vazhdon të jetë e zbukuruar si për dasmë ndërsa sot janë zgjuar në një tragjedi.

Në dhomën e nuses së re paja ka mbetur e paketuar ndërsa trupi i saj tashmë do t’i nënshtrohet autopsisë. Spitali i Elbasanit ndërkohë bën me dije se është në parametra jetësorë në normë bashkëshorti 27 vjeçar.

Dyshohet se çifti është helmuar me fostoksinë dhe në një rast të tillë shtohet dyshimi se vetëflijimi ishte parashikuar në gjakftohtësi.
Olsi Hajdari paraditen e së enjtes kishte udhëtuar drejt Prrenjasit për të dorëzuar disa prej zbukurimeve të dasmës, por nuk dihet nëse në këtë udhëtim ai ka blerë edhe lëndën helmuese.

Do të jetë grupi hetimor që do të hedhë dritë mbi ngjarjen, raporti mjeko ligjor i kqyrjes së trupit të 19 vjeçares, por edhe dëshmia e 27 vjeçarit në rast të përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Familjarë, të afër e fqinj mbeten të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë e cila përfshiu të gjithë opinionin publik mëngjesin e së premtes.

Bruna Kërçuku

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA