Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me LDK-në po bëjnë përpjekje natë e ditë që të arrijnë marrëveshje për koalicion.

“Po përpiqemi ditë e natë që të arrijmë marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Këto kontakte dhe takime po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Takimi nuk është lajm. Lajm është arritja e marrëveshjes. Jemi dakorduar që komunikimin ta kemi shumë herë gjatë ditës në mënyrë që sa më parë ta realizojmë koalicionin për bashkëqeverisje. Gjithnjë më afër jemi, por kur ti kemi rezultatet konkrete do të ju informojmë”, tha Kurti pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Para gazetarëve Kurti ka folur edhe për vendimin për Ligjin për Paga nga Gjykata Kushtetuese.

“Jemi në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, me ç’rast të gjitha ato që thuhen aty do t’i adresojmë, përndryshe unë besoj që kemi nevojë për një ligj të ri, në mënyrë që pabarazitë e ngelura të  eliminohen, edhe me ligjin e ri, shoferi dhe vozitësi i kryeparlamentarit e kanë rrogën më të madhe se drejtori i shkollës”, shtoi lideri i VV-së.

Ai po ashtu ka komentuar edhe grevat e sotme në arsim dhe shëndetësi. “Grevat më vjen keq që ndodhen në këtë situatë, veç se ne as si deputet sot dhe as si Qeveri nesër nuk mund dalim në ballë të Kushtetueses”, tha Kurti

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA