Mbarë opinioni publik është shokuar nga një ngjarje horrori në Kalamata të Greqisë, ku një shqiptar 45-vjeçar e ka lyer gruan 39-vjeçare me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

Mediat greke raportojnë se skena ka ndodhur në banesën e  tyre në kat të pestë dhe kanë qenë britmat e fuqishme të gruas ato që kanë alarmuar fqinjët.

Çifti ishte duke debatuar, gjë që fqinjët shprehen se ndodhte shpesh, nga ku mendohet se gjithçka ka ndodhur për hir të xhelozisë. Gruaja ka marrë plagë serioze dhe është duke luftuar për jetët, ndërkohë që edhe burri ka përfunduar në spital pasi ka marrë disa plagë.

Për fat të mirë, fëmijët nuk ndodheshin në shtëpi, ndërkohë që u desh ndërhyrja e zjarrfiksëve për të shuar flakët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA