Dje dosja në ngarkim të kryetarit të PD, Lulzim Basha, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit, u dërgua në Gjykatën e Tiranës për gjykim.

Dy nga tre prokurorët e çështjes, Gjergj Tako dhe Ervin Karanxha, lanë në fuqi vetëm akuzën për “falsifikim dokumentesh” duke rrëzuar akuzën për “pastrim parash” me arsyetimin se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lobisti Nik Muzin ishte penduar për çështjen dhe kishte kërkuar garanci që mos merrej në pyetje në Shqipëri për të folur.

Për këtë çështje ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili shkruan: Heshtje e madhe për dërgimin në Gjykatë të të pandehurit Lulezim Basha vetëm me akuzën si fallsifikator. Gjykata të bëjë drejtësi & të zbardhë edhe akuzën për pastrim të produkteve të veprës/veprimtarisë kriminale.Kush është burimi i L.Basha për 500Mijë? & si u transferuan ato?

Dosja e cila në publik njihet si ‘dosja për financimet ruse’ nisi pasi Partia Demokratike kishte deklaruar në KQZ shumën prej 500 mijë dollarësh paguar lobistit Nik Muzin në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë lobisti i kishte deklaruar këto pagesa që ishin bërë edhe nga kompani si Biniata Trade, me pronësi të ndyshimtë. Akuzat politike për financime ruse ndaj PD-së shpërthyen menjëherë ndërsa Basha e mohoi deri në fund. Më 8 nëntor, kreu i PD e komentoi pozitivisht faktin që Prokuroria rrëzoi akuzën për pastrim parash dhe la vetëm atë për falsifikim, por drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës kërkon që t’i shkohet deri në fund çështjes dhe të merret në pyetje edhe lobisti amerikan Nik Muzin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA