Burrel/ 4 persona me maska i grabisin 15 mijë euro, sapo i kishte nxjerr nga banka

12/12/2019 19:38

Një person ka bërë denoncim në Komisariatin e Policisë Mat se katër persona i kanë grabitur një shumë të majme monetare.

Sipas denoncuesit bëhet fjalë për 15 mijë euro të cilat i kishte tërhequr nga banka.

Grabitja ka ndodhur në fshatin Burgajet.

Mat/ informacion paraprak

Shtetasi D.B,  është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat dhe ka bërë kallzim, pasi pretendon se duke lëvizur me automjetin e tij në fshatin Burgajet, e kanë ndaluar katër persona, të cilët dyshohet se i kanë marrë me forcë një sasi vlerash monetare, celularin dhe çelsin e makinës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë  Mat, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Krimit po vijojnë punën për,  zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Top Channel