Telefonata që shpëtoi 34-vjeçarin/ Kukës, i plagosuri goditet me sende të forta
11/12/2019 20:00
Një telefonatë, e bërë pasditen e sotme në sallën operative të Kukësit ka bërë të mundur ndërhyrjen e forcave policore në fshatin Varen, ku shtetasi L.L., 34 vjeç është goditur me sende të forta për motive të dobëta, nga shtetasit D.B., dhe U.B.
I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Kukësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe kapjen e autorëve.
Top Channel