Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Krejt papritur, në një mënyrë të mistershme, qindra zogj ranë të ngordhur në një rrugë rurale në Uells.
Zogjtë, të gjetur në afërsi të Bodedernit në Anglesey u panë të ngordhnin fill pasi hëngrën diçka tutje rrugës. Ishte Hannah Stevens ajo që mundësoi zbulimin e trishtë, mbrëmjen e së martës, vetëm një orë pasi spikati një tufë të tërë të fluturonte mbi kokën e saj.
Gruaja tregon se zogjtë, të cilët mendohet të jenë me qindra u gjendën të pajetë dhe të gjakosur në rrugën e fshatit, një skenë kjo thuajse apokaliptike.
Partneri i saj Dafydd Edvard e filmoi skenën me celularin e tij, ndërsa shëtiste mes zogjve për të provuar dhe kuptuar se çfarë e shkaktoi ngordhjen e tyre. Pamjet tregojnë një tufë zogjsh të përgjakur në tokë…
“Duhet të jenë 300, un deri tani kam numëruar 150”, tregon partneri i saj. Më tej ai shton se ishte e shoqja ajo që i kishte thënë se gjatë rrugës së kthimit kishte spikatur zogjtë e ngordhur, a thua se kishin rënë të tillë nga qielli. Kështu, ai rrëmbeu celularin dhe shkoi ta shihte skenën me sytë e tij. E llahtarshme! Mësohet se një episod i ngjashëm ka ndodhur edhe 10 vite më parë.
Aktualisht, nga autoritet përkatëse ende nuk ka një prononcim zyrtar sa i takon ngjarjes në fjalë.
Sidoqoftë, një teori sugjeron që tufat e zogjve mund të kenë hyrë në bladat e turbinave me erë industriale, me secilën strukturë rreth 31 metra të lartë dhe 44 metra të gjerë.
Top Channel