Teherani zbut tonet me SHBA-në para negociatave në Gjenevë: Duam marrëveshje bërthamore ku të përfitojnë të dyja palët 15/02 17:36
Shira të dendur kanë goditur një pjesë të Afrikës së Jugut, duke zhytur nën ujë lagje të tëra dhe përmbytur minierat e qymyrit dhe stacionet e energjisë.
Nga përmbytja pjesa më e madhe e vendit ka ngelur pa energji elektrike.
Të paktën 700 shtëpi përmbytur afër kryeqytetit, Pretoria, transmetoi transmetuesi publik SABC.
Kompania shtetërore e energjisë elektrike paralajmëroi për shkurtime të mëtejshme të energjisë elektrike, duke thënë se shirat e dendur kishin ndikuar në operacionet e saj.
Kriza e ka detyruar Presidentin Cyril Ramaphosa të shkurtojë udhëtimin e tij në Egjipt.
Ndërprerjet e energjisë elektrike ka bërë që të ndalohet prodhimi i arit dhe diamantit në disa miniera kryesore.
Top Channel