Një letër fare e thjeshtë, nga një 7-vjeçare ka përlotur mbarë rrjetin, teksa vogëlushja i kërkon Babagjyshit një shtëpi dhe ushqim për familjen e saj në këto Krishtlindje.
“I dashur, Babagjysh. A mundesh dot të më ndihmosh? A mund të kemi një shtëpi për Krishtlindje? Mami ka dëshirë të jemi të gjithë bashkë. A mund të kemi edhe pak ushqim, dhe a mund të kem unë edhe një kukull të bukur për Krishtlindje? Faleminderit”, shkruan vajza.
Fëmija, emri i të cilit nuk është bërë publik, e hodhi letrën në një kuti postare (dedikuar kërkesave të të miturve për Krishtlindje),të Qendrës Komunitare L6 në Liverpool.
Letra u lexua, u shpërnda dhe ekipi i qendrës së komunitetit po përpiqet ta ndihmojë familjen dhe pritet t’i vendosë ata në një hotel, ditën e Krishtlindjeve.
Top Channel