Emrat/ Kokainë me vlerë 500 mijë paund, trafikantët shqiptarë sulmojnë oficerët antidrogë

11/12/2019 20:57

Tre banditë shqiptarë sulmuan oficerët e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit, gjatë një sulmi, pasi u kapën duke furnizuar kokainë me vlerën e gjysmë milioni paundësh.

Përveç lëndës narkotike, ata kishin edhe dokumente të rreme identifikimi. Denis Markeci 29 vjeç dhe Endri Cena 26 vjeç, akuzohen për posedim me qëllim të furnizimit të drogës së klasit A. Ata sulmuan tre oficerë kur u arrestuan të premten në një pronë në Britton, të Bristolit.

Ata u akuzuan gjithashtu se posedonin të dokumenteve të rreme të identitetit së bashku me Dorian Zilin, 25 vjeç. Në ndërtesë u gjetën katër karta identiteti italiane dhe rumune si dhe karta bankare të paligjshme. Burrat, pa asnjë vendbanim të caktuar, u dërguan në qelitë e paraburgimit, ndërsa do të paraqiten në gjykatë më 3 janar të vitit 2020./Gazeta Shqip

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA