Në studion e emisionit “Top Talk”, gazetari dhe njëkohësisht dhe kryetari i Komunitetit të Unionit Kombëtar të Gazetarëve në Shqipëri, Aleksandër Çipa, u shpreh se gazetarët profesionist kanë paraqitur propozimet e tyre pranë Komisionit Parlamentar të Mediave si edhe pranë Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Duke theksuar që për lajmet e rreme në Shqipëri të hartohet një organ ekzekutiv për tjetërsuar këtë ndotje të medias në Shqipëri, kjo gjë duhet bërë nga Komuniteti i Gazetarëve Profesionist.

“Duhet të ndajmë pikëpamjen tonë nga refuzimi që i bëjmë këtij drafti, dhe nga gatishmëria jonë për të bërë negocime. Madje për të përfshirë të gjithë aktorët që formësojnë grupin e interesit për këtë projektligj, në mënyrë të veçantë organizatat e gazetarëve. Ne në dy seancat dëgjimore që kemi patur me Komisionin Parlamentar të Ligjeve dhe komisionin Parlamentar të Mediave. Kemi paraqitur specifikisht propozimet tona dhe diskutime për ndryshimin e tekstit të draftit të dy projektligjeve. Nga ana tjetër, nëse konsiderohet në pikëpamjen eufonike si ky është një projektligj” antishpifje”. Ky është një ligj që më së shumti në të gjithë faqet dhe nenet e veta, parakupton ndryshimin e ligjit ekzistues të ligjit audiovizive dhe për autoritetin e mediave audiovizive. Dhe në këtë pikëpamje ne ndajmë qëndrimin të pa negociueshëm, sepse dihet që në të gjithë raportet periodike vjetore  ndërkombëtare autoriteti i mediave audiovizive është atakuar për njëanshmërinë”, tha Çipa.

Më tej ai shtoi:

“Dhe në këtë pikë nuk mund  të ketë një transferim të bordit të dikurshëm të monitorimit të mediave, që e ka tashmë ama, në një bord të  gjithë mediave. Ku përfshihet edhe media e shkruar, televizive dhe ajo online. Zgjidhja është në qoftë se ligjvënësit shqiptarë do të inkurajojnë, krijimin e mekanizmave ekzekutiv vetërregullues siç e kanë shumë vende të BE-së. Kjo do ta tjetërsojë këtë realitet të ndotjes etike që karakterizon mediumet tona dhe realitetin tonë mediatik. Por kjo bëhet vetëm nga komuniteti i gazetarëve profesionist”.

  Top Talk/ “Paketa Antishpifje”, ‘Helsinki’ dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Qeveria të bëjë prapakthehu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA