Brenda shtëpisë modeste të aktores shqiptare: E gjitha më ka kushtuar 1 milion e gjysmë!

11/12/2019 19:28

Aktorja simpatike Ina Gjonçi, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku zbuloi ambientet e banesës së saj në Tiranë.

Bëhet fjalë për një shtëpi “eco-friendly”, ku të gjitha mobiliet janë me materiale të riciklueshme dhe një pjesë e dekorimeve janë realizuar nga e ëma e saj.

Ina pranoi se kjo zgjedhje e ka ndihmuar që të shmangë kostot e larta, pasi në total buxheti për arredimin e shtëpisë kap vlerën e vetëm 1 milion e gjysmë lekësh të vjetra.

“Sado që aktorët, këngëtarët, vip-at duhet të flasin për shtëpi të mrekullueshme, të mobiluara me mijëra euro, unë zgjodha të ndaj këtë eksperiencë me publikun”, përfundoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA