Bankat evropiane largojnë nga puna 20 për qind të stafit që nga viti 2008

11/12/2019 13:39

Pas një viti tjetër të trazuar, shefat e bankave evropiane kanë njoftuar për shuarjen e dhjetëra mijëra vendeve të punës në përpjekje për t’u përballur me fitimin e dobët kronik.

SI pjesë e presionit shumëvjeçar të normave negative të interesit nga Banka Qendrore Evropiane, ngadalësimi i rritjes ekonomike, Brexit dhe ashpërsimi i rregulloreve, huadhënësit në të gjithë Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Francën, Spanjën dhe Zvicrën kanë njoftuar për shuarjen e mbi 60,000 vendeve pune këtë vit, transmeton ‘Financial Times’.

Numri i të punësuarve në dhjetë bankat më të larta në Evropë për nga kapitalizimi i tregut ka rënë me 20 për qind nga viti 2008 në 1,1 milion, teksa në dhjetë bankat më të mira amerikane, kjo rënie është rreth 7 për qind.

Reduktimi i numrit të të punësuarve vjen kryesisht në bankat me probleme të investimeve të rajonit, të cilat vuajnë nga një rënie e përgjithshme e të ardhurave dhe humbjeve të vazhdueshme të aksioneve të tregut për shkak të konkurrencës amerikane, transmeton KosovaPress.

Vitet e ardhshme mund të sjellin edhe më shumë goditje për punonjësit. Shumë huadhënës kryesorë po përgatiten për një valë të mundshme të konsolidimit që mund të ndodhë pasi ajo “zbut” kundërshtimin e politikanëve dhe rregullatorëve evropianë për krijimin e një bashkimi të plotë bankar.

Kjo do të hapte rrugën për bashkimet ndërkufitare që në mënyrë të pashmangshme do të çonin në “optimizim” të stafit duke eliminuar vendet e punës, dhe nuk duhet të neglizhohet digjitalizimi i mëtutjeshëm i bizneseve që zvogëlojnë nevojën për punë njerëzore, veçanërisht në biznesin me pakicë, konkludon gazeta ‘Financial Times’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA