Atalanta u rëndit sezonin e kaluar në vend të tretë në Serie A, duke i surprizuar të gjithë dhe siguroi për herë të parë ne histori kualifikimin për në Champions League.
Në shortin e Champions ata ishin disi me fat pasi u vunë përballë Manchester Cityt, Dinamo Zagreb dhe Shaktar, këto të fundit ekipi disi të kalueshëm.
Turni nuk nisi ashtu siç pritej ku humbën tre ndeshjet e para dhe kishin pësuar plot 11 gola, kundrejt dy të shënuarve.
Një barazim 1-1 me Cityn në Milano do të ishte edhe pika e parë për ta.
Më pas ata fituar dy ndeshjet e tjera dhe përfituan edhe nga ‘dhuratat’ e Cityt dhe renditen në vendin e dytë me 7 pikë.
Në ndeshjen e sotme ata mposhtën me rezultatin 0-3 Shaktarin, ndërsa City fitoi 1-4 me Dinamon e Zagrebit.
/A.P/
Top Channel