Përmes një vendimi, qeveria shqiptare ka miratuar në parim memorandumin e bashkëpunimit me SHBA-në, sa i takon sigurisë së rrjetit 4G dhe 5G; një vendim që hyn në fuqi menjëherë.

E gjitha kjo ndodh në një kohë kur SHBA ka kërkuar vazhdimisht nga Shqipëria që të ketë kujdes në dhënien e së drejtës për azhornimin e rrjetit 5G.

Lexoni më poshtë vendimin:

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR SIGURINË 4G DHE 5G

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA