Këshilli i Ministrave ka vendosur emërimin e tre zëvendësministrave të rinj në kabinetin e qeverisë Rama.
Kështu, Agron Tare është zyrtarisht zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ndërkohë Nina Guga është emëruar zëvendësministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë; si dhe Oltion Rrumbullaku, gjithashtu zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Kush është Agron Tare, zv/ministri i tretë në MEPJ-në e drejtuar ‘de jure’ nga Edi Rama
Lexoni më poshtë vendimin e plotë:
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Agron Tare emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
*
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Nina Guga emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
*
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Oltion Rrumbullaku emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
Top Channel