30/11 07:22
Një shef (më shumë se) zemërgjerë u dha 200 punonjësve të tij një bonus gjigant Krishtlindjeje, totali i të cilit kapte shifrën 10 milionë dollarë.
Meqë firma ia kishte dalë të përmbushte objektivat e saj vjetore, drejtuesi mendoi që dhurata e majme ishte mëse e merituar nga punonjësit.
Secilit anëtar të stafit iu dha një zarf i kuq gjatë darkës së fundvitit, i cili përmbante afërisht 50 mijë dollarë për secilin prej tyre.
Firma me qendër në Maryland, SHBA tha se dëshironte të shënjonte një ndikimi “domethënës” në jetën e atyre që ishin përgjegjës për suksesin e tyre
Top Channel