Pasuesi i Federica Mogherinit në krye të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kërkon mbështetje të fortë për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Në një letër dërguar ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të BE-së, Borrell ka folur për prioritetet e tij në krye të zyrës për Politikën e Jashtme. Anëtarësimi i Ballkanit dhe marrëveshja Kosovë-Serbi janë në krye të prioriteteve të Borrell.
“Fillimisht, ne duhet të duhet të mbështesim me forcë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, thuhet në letrën e publikuar nga media serbe, Tanjug.
“Prioriteti im është që të punoj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe të kthej Bosnje-Hercegovinën në rrugën e stabilitetit real”, thuhet ndër të tjera në letrën e Borrell.
Top Channel