Për shkak të paraqitjes së mjegullës, sot në mëngjes dukshmëria në Stracin është zvogëluar prej 50 deri në 100 metra, ndërsa në aksin rrugor Kodra e Diellit – fshati Gajre deri në 30 metra, informon LAMM.
Mjegull ka edhe nëpër fushëgropat, luginat lumore dhe grykat. Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim i sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa ndërsa intensiteti nëpër akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare, prej anës së Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Top Channel