Prej tre ditësh vazhdon debati dhe përplasjet mes pozitës dhe opozitës maqedonase për insulinën e shkatërruar.

VMRO-DPMNE e quan skandal shkatërrimin e insulinës që bëri Ministria e Shëndetësisë dhe kërkon përgjegjësi për të njëjtën. Sipas opozitares insulina është valide dhe cilësore, por është shkatërruar me qëllim që Ministria e Shëndetësisë të bëjë tender të ri më të shtrenjtë. Sipas Marija Andonovskës insulina e shkatërruar ka pasur vlerën e mbi 1 milion eurove dhe e njëjta është blerë në kohën e LSDM-së, sepse siç thotë Andonovska nuk ka insulinë më të vjetër se dy vjet.

“Nëse merret parasysh se afati i përdorimit skadon me 6 korrik të vitit 2020, e produktet e këtilla kanë afat dy vjet nga prodhuesit, nga e njëjta seri, atëherë del se importi i kësaj insuline është bërë më së herti me 6 korrik të 2018. Kjo është periudhë kur LSDM është në Qeveri”, u shpreh Marija Andonovska nga VMRO-DPMNE.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ende nuk ka dalur me ndonjë deklaratë, mirëpo nëpërmjet kumtesave MSH hedh poshtë gjithçka dhe quan manipulime ato që thotë VMRO-ja. Nga ky dikaster insistojnë se insulina është blerë në kohën e Qeverisë paraprake dhe thonë se insulina e shkatërruar ka vlerën e 330 mijë eurove.

“Është shkatërruar insulinë turke nga stoqet e rezervave dhe bëhet fjalë për insulinë të furnizuar nga importe paralele në kohën e Qeverisë së mëparshme, me origjinë të panjohur, pa zinxhir të kontrolluar, dhe pa çertifikata origjinale. VMRO-DPMNE e dinte për këtë. A janë ata të detyruar të përgjigjen pse luanin me shëndetin e pacientëve”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Shkatërrimi i një sasie të insulinave që sipas Ministrisë së Shëndetësisë kishin cilësi të dyshimtë, u publikua të shtunën nga VMRO-DPMNE-ja. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se nga buxheti i vitit 2020 kanë ndarë 750milion denarë për insulinë, gjilpëra, glukagon, shirita për matjen e sheqerit dhe pompa insuline.

Ndryshe Lidhja e Shoqatës së Diabetikëve i del në krah Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas tyre Qeveria e RMV dhe ministria kanë vepruar drejt që kanë shkatërruar insulinë për të cilën dyshohet se ka cilësi të dyshimtë. Tv21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA