Befason futbollisti i Andorrës: Më kanë porositur shokët serbë të klubit, ndaj Shqipërisë do të bëjmë maksimumin që ata të mos fitojnë Një tjetër familje nga Thumana që humbi disa pjesëtarë nga tërmeti është sistemuar në Tiranë. Mbrëmjen e sotme, Kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj vizituan familjen Greku, të cilët para 26 nëntorit jetonin 3 kurora në një banesë, ndërkohë që tashmë janë sistemuar në banesa të veçanta.
Djali i shtëpisë bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij janë strehuar në një apartament 1+1, ndërsa vajza e familjes Denisa bashkë me të fejuarin e saj kanë marrë një tjetër apartament. Për shkak të tronditjes së pësuar prej tërmetit, Denisa është aktualisht nën trajtim mjekësor, ndërkohë që gjithçka është e mbuluar nga institucionet.
Familjarët vlerësuan angazhimin e qeverisë dhe të Bashkisë Tiranë që në momentet e para si dhe për përkujdesjen për plotësimin e çdo nevoje.
Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër strehimin e menjëhershëm të familjes Greku, ndërsa ka mundësuar edhe mobilin e saj me gjithçka që duhet.
Krahas pagesës së menjëhershme financiare dhe trajtimit të veçantë financiar në vazhdimësi, pjesëtarët e familjes Greku do të kenë edhe përkujdesjen e vazhdueshme të institucioneve të Bashkisë së Tiranës për të lehtësuar dhimbjen.
Të gjitha familjet e prekura më rëndë në Thumanë kanë filluar që të zhvendosen në Tiranë ku do të kenë të gjithë kushtet e nevojshme për të jetuar.
Top Channel